Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka marrë një paralajmërim nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF).
Ky paralajmërim ka identifikuar praninë e substancës Cereulide në qumështin për foshnje Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me referencë 2025.9962 dhe lotin 52860346BB. Produkti ka origjinë nga Holanda dhe është importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Kosovë.
AUV ka ndërmarrë masa për bllokimin e këtij produkti dhe planifikon ta asgjësojë sipas rregulloreve të vendit. Agjencia siguron se do të vazhdojë të monitorojë tregun dhe zinxhirin ushqimor për të garantuar që ushqimet e ofruara në Republikën e Kosovës të jenë të sigurta dhe të shëndetshme për konsum.

Leave a Reply