Rinumërimi i ngadaltë mund të shtyjë zgjedhjen e presidentes

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se rinumërimi i votave në nivel kombëtar është një vendim i drejtë për të adresuar dyshimet mbi manipulimet e mundshme në disa komuna.

Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rritur kapacitetet e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, duke shtuar tavolina shtesë që mundësojnë përpunimin e rreth 10 kutive për tavolinë. Kjo do të thotë se me dyfishimin e kapaciteteve, procesi i rinumërimit mund të përfundojë brenda dy javëve.

Pasi të përmbyllet rinumërimi, do të fillojë afati 48-orësh për paraqitjen e ankesave në PZAP, i cili ka deri në katër ditë për të marrë vendim. Ankesat më pas mund të ngrihen edhe në Gjykatën Supreme.

Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave, do të shpallen rezultatet përfundimtare dhe do të certifikohen. Cakolli paralajmëroi se zvarritja e procesit mund të rrezikojë zgjedhjen e presidentit në kohë dhe formimin e institucioneve.

Ai nënvizoi se nëse KQZ nuk i rrit më tej kapacitetet, procedurat mund të zgjasin deri në fund të shkurtit, duke ndikuar negativisht në funksionimin institucional.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *