Arianit Sllamniku jep ilaçe për kafshë për autizmin e fëmijëve

Në Kosovë, një individ pa përgatitje shkencore apo mjekësore, Arianit Sllamnku, po tërheq vëmendjen e prindërve të fëmijëve me autizëm, duke u premtuar shërim përmes metodave jo të zakonshme.

Sipas raportimeve nga Kiks Kosova, disa prindër po shpenzojnë deri në 4 mijë euro për të marrë trajtimet e ofruara prej tij në Gjilan. Sllamniku pretendon se autizmi mund të shërohet duke eliminuar parazitët nga trupi përmes përdorimit të medikamenteve që normalisht janë të destinuara për kafshë.

Kjo praktikë ka ngjallur shqetësime, duke qenë se trajtimi i fëmijëve me autizëm në mënyrë të sigurt dhe efektive duhet të mbështetet në shkencë dhe prova të besueshme. Ndërkohë, shkenca moderne vijon kërkimet për të kuptuar më mirë autizmin dhe për të zhvilluar metoda të sigurta që ndihmojnë fëmijët dhe familjet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *