Presidenti Begaj apelon Moldavinë të shqyrtojë njohjen e Kosovës

Gjatë një vizite zyrtare në Moldavi, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar nga Presidentja Maia Sandu që Moldavia të shqyrtojë njohjen e Kosovës.

Begaj e bëri të ditur këtë kërkesë pas takimit me Sandu, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe miqësisë për një Evropë më të fortë dhe të sigurt. Në bisedimet me homologen e tij moldave, Begaj vlerësoi dialogun politik të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv, të cilat janë themelore për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ai theksoi se këto marrëdhënie shërbejnë interesat e përbashkëta dhe qytetarët e të dyja vendeve. Presidenti shqiptar gjithashtu nënvizoi se, në kushtet aktuale të sfidave të sigurisë, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet vendimtar për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Ai shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për rrugën evropiane të Moldavisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *