Në Davos, dita nisi në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara, ku kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një panel diskutimi me temën: “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.
Gjatë panelit, Kurti theksoi se besimi është thelbësor për shërbimin dhe unitetin në shoqëri dhe shtet. Ai shtoi se optimizmi për të ardhmen buron nga përpjekjet dhe aktivizmi i vazhdueshëm.
Ky diskutim është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”. Iniciativa synon të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë, për të përshpejtuar bashkëpunimin në sfidat aktuale shoqërore.

Leave a Reply