Ish-ushtari i UÇK-së komenton vizitën e Sami Lushtakut në Runik

Pas vizitës së kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në fshatin Runik, ku ai u takua me banorët e zonës, ish-ushtari i UÇK-së dhe banori i këtij fshati, Agron Kajtazi, ka shprehur pakënaqësinë e tij.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kajtazi ka vënë në dyshim qëllimin e takimit, duke e quajtur atë një formalitet që nuk do të sjellë zgjidhje të problemeve të vjetra. Kajtazi ka rikujtuar një episod pas luftës, ku kërkesat bazike të banorëve, si çatitë e shtëpive, mbetën të papërmbushura.

Ai sugjeron se edhe në këtë rast, shqetësimet e banorëve nuk do të merren seriozisht. Kajtazi kritikon mungesën e përmirësimeve në infrastrukturë, si përmirësimin e ujësjellësit dhe ndriçimin publik, duke theksuar se problemet e vjetra vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Në postimin e tij, ai flet për mungesën e aktiviteteve për të rinjtë në zonë dhe sugjeron se pak përpjekje janë bërë për zhvillimin e komunitetit. Ai përfundon duke shprehur dëshirën që të jetë gabim në vlerësimin e tij, por ndjen se situata aktuale mbështet kritikat e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *