Rinumërimi i votave: Si ndryshuan votat për deputetët e PDK-së

Rinumërimi i votave ka sjellë ndryshime të konsiderueshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke ndikuar në numrin e votave për disa nga kandidatët për deputetë.

Procesi i rinumërimit ka përfunduar me rezultate të ndryshme për disa prej tyre, duke shtuar dhe hequr vota. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka fituar 47 vota shtesë pas rinumërimit.

Ndërkohë, kandidatët Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe Sala Jashari kanë parë rritje të numrit të votave me 422, 592 dhe 264 vota përkatësisht. Nga ana tjetër, disa kandidatë kanë humbur një numër të madh votash.

Fetah Paçarizi ka humbur 6,027 vota, ndërsa Fadil Demaku, Arianit Çollaku, Kujtim Gashi, Nait Hasani dhe Enver Hoxhaj kanë pësuar humbje të konsiderueshme me 1,092, 1,687, 2,358, 3,410 dhe 1,042 vota, përkatësisht. Këto ndryshime kanë ndikuar në renditjen dhe pozicionin e kandidatëve brenda partisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *