Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike, duke e lidhur situatën aktuale energjetike me performancën e qeverisë dhe mbështetjen elektorale për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një postim të tijin, Muharremi thekson se, sikurse blloqet e KEK-ut që prishen, edhe mbështetja për LVV-në duhej të kishte rënë ndjeshëm, nga 42.3% në rreth 30%. Ai kritikon qytetarët për mbështetjen që, sipas tij, nuk përputhet me performancën reale të qeverisë, duke e quajtur këtë si një pranim të varfërisë dhe stagnimit ekonomik.
Për të përshkruar situatën, Muharremi përdor metafora, duke thënë se qytetarët janë krenarë por të varfër, me këpucë të grisura. Muharremi shton se ndërkohë që bizneset po mbeten pa energji, shteti vazhdon t’u mbledhë taksat, duke e krahasuar këtë me një lopë që shfrytëzohet deri sa rrezikon të ngordhë.
Ai përfundon duke sugjeruar se qytetarët përballen me këtë situatë sepse nuk kanë alternativa të mira politike.

Leave a Reply