Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka adresuar propozimin e KESCO-s për të rritur nivelin e borxhit të keq në 5%.
ZRRE ka sqaruar se borxhi i keq përfshin vetëm detyrimet që mbeten të paarkëtueshme edhe pas përdorimit të të gjitha procedurave ligjore dhe mekanizmave të arketimit. Ky element është i përfshirë në mënyrë të qartë në rregulloren për të ardhurat e furnizuesit me shërbim universal dhe zbatohet për të siguruar transparencë në tarifat e energjisë.
Propozimi i KESCO-s është refuzuar, pasi ZRRE e ka vlerësuar atë të papranueshëm. Analiza e bërë nga ZRRE bazohet në të dhëna të verifikuara dhe jo në supozime.
Për më tepër, ZRRE ka bërë të ditur se, duke marrë parasysh përmirësimin e arkëtimit pas pandemisë, niveli i borxhit të keq do të jetë 1.8% për vitin 2025, 1.6% për 2026 dhe 1.4% për 2027. ZRRE thekson se vendimet tarifore kanë për qëllim të garantojnë furnizimin e qëndrueshëm, jo mbrojtjen e mospagesës.

Leave a Reply