Burime të rajoni.org bëjnë të ditur se Sami Lushtaku ka emëruar Arbnor Çitakun në rolin e drejtorit të Urbanizmit në Skenderaj.
Çitaku, i cili më parë ka qenë anëtar dhe aktivist i Vetëvendosjes në këtë komunë, ka marrë këtë pozicion të ri pas angazhimeve të tij politike të mëparshme. Një burim ka pohuar se, pasi nuk gjeti sukses në Vetëvendosje, ai është sistemuar tani në këtë detyrë të re në Skenderaj.
Aktiviteti i tij i mëparshëm si pjesë e Vetëvendosjes është i dokumentuar edhe përmes fotografive që dëshmojnë përkushtimin e tij në atë lëvizje. Emërimi i tij në këtë post konsiderohet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale.

Leave a Reply