Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, adresoi situatën politike në vend duke akuzuar partitë opozitare për mungesë bashkëpunimi, gjë që sipas tij, çoi në dy raunde zgjedhjesh gjatë vitit të kaluar.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të kthehen në “epokën e korrupsionit”. Kurti vuri në dukje se opozita nuk pranoi të bashkëpunonte, gjë që rezultoi në zgjedhje të reja ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 51% të votave.
Megjithatë, ai theksoi se qëllimi i tij nuk ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja, por ishte një pasojë e mosmarrëveshjeve politike. Ndërkohë, në lidhje me situatën aktuale në vend, Kurti deklaroi se qeveria e tij ka trashëguar një sistem me korrupsion të përhapur.
Ai siguroi se askush në kabinetin e tij qeveritar nuk ka përfshirje në aktivitete korruptive dhe shpreson që qytetarët të denoncojnë çdo formë korrupsioni të hasur.

Leave a Reply