Policia kërkon ndihmën e familjeve të trajtuara nga Sllamniku

Policia në Gjilan, përmes Njësisë së Hetimeve Rajonale dhe me miratimin e Prokurorisë së Shtetit, ka nisur hetime fillestare për dyshime mbi veprimtari të paligjshme në fushën mjekësore.

Këto hetime përqendrohen te veprat penale si “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”, sipas neneve 256 dhe 257 të Kodit Penal të Kosovës. Në njoftimin zyrtar, bëhet e ditur se hetimet synojnë të verifikojnë rrethanat përkatëse që lidhen me shërbimet shëndetësore të ofruara nga Arianit Sllamniku.

Policia i bën thirrje qytetarëve dhe familjeve që kanë marrë trajtime, konsulta ose medikamente nga ky person dhe që besojnë se kanë pësuar dëme, të paraqiten për intervistim në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan. Kjo ftesë synon të ndihmojë në sqarimin dhe zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *