Importi i disa shpezëve polake ndalohet nga AUV-ja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia, pas shpërthimit të gripit avian H5N1.

Sëmundja është zbuluar në ferma komerciale, familjare, si dhe te shpezët e egra në rajone të ndryshme, si Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie. Në një njoftim zyrtar, AUV thekson se ky hap është ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore të Kosovës.

Vendimi përjashton produktet që vijnë nga ferma të paprekura dhe që ndodhen më shumë se 50 km larg zonave të infektuara. Agjencia ka bërë të qartë se masat hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të mbeten në zbatim deri në një vlerësim të ri të situatës, duke premtuar monitorim të vazhdueshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e shëndetit publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *