Osmani dhe familja Rugova nderojnë Presidentin Historik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me familjen Rugova, kanë nderuar kujtimin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë ceremoni nderimi, pranë Osmanit ishin bashkëshortja e Rugovës, Fanë, dhe djali i tij, Ukë Rugova. Pas ceremonisë së homazheve, përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë, përfshirë edhe e ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati, gjithashtu bënë homazhe për të nderuar kujtimin e tij.

Në vazhdimësi, është planifikuar të mbahet një Akademi Përkujtimore në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë, për të përkujtuar jetën dhe veprën e Rugovës. Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, duke u larguar nga kjo botë në moshën 62-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *