Ukë Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, kreu homazhe te varri i të atit në përvjetorin e 20-të të vdekjes së tij.
Ai u shoqërua nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Gjatë kësaj vizite, Ukë Rugova shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e vazhdueshëm të LDK-së në ruajtjen e trashëgimisë së Rugovës dhe për përpjekjet për mirëqenien e Kosovës.
“Ju falënderoj për punën e shkëlqyer që po bëni për të ruajtur trashëgiminë e Presidentit Rugova brenda LDK-së dhe për të mirën e vendit. Gjithashtu, është e rëndësishme të ruajmë miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Faleminderit shumë, kryetar,” tha Ukë Rugova gjatë fjalës së tij.

Leave a Reply