KEK: Rikthehen në funksion 5 njësi gjeneruese pas A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se Njësia A3 ka rifilluar operacionet pas ndërhyrjeve të suksesshme teknike që u realizuan pas një ndalimi të përkohshëm.

Ky njësi u integrua me sukses në rrjet rreth orës 06:47, duke ndjekur standardet e kërkuara të funksionimit dhe parametrat e sigurisë. Me kthimin në funksion të Njësisë A3, KEK ka rikthyer operacionet e plota me pesë njësi aktive gjeneruese: A3, A4, A5, B1 dhe B2.

Kjo strategji synon të ruajë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë elektrike, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të vendit. KEK ka shprehur mirënjohjen për stafin teknik dhe punonjësit që kanë demonstruar profesionalizëm dhe përkushtim në këtë proces, duke siguruar një funksionim të besueshëm të sistemit.

Korporata mbetet e angazhuar për të garantuar prodhimin e qëndrueshëm dhe sigurimin e një rrjeti të besueshëm për qytetarët e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *