Gjyqtarët dhe asistentët e rinj certifikohen nga FIFA në FFK

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpërndarë sot stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026.

Ceremonia u udhëhoq nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit në Kosovë, Përparim Hasani. Katër gjyqtarët kryesorë që u nderuan me këtë stemë janë Genc Nuza, Visar Kastrati, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi.

Ndërkohë, në listën e asistentëve të certifikuar janë përfshirë nëntë persona, përfshirë Fatlum Berishën dhe Lumturije Muhadrin. Agim Ademi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në sukseset e futbollit kosovar, si brenda vendit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Ai i inkurajoi ata të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të arritur standarde të larta. Në kategorinë e Video Match Official (VAR), Genc Nuza dhe Visar Kastrati morën gjithashtu stemat, së bashku me Alban Shalën.

Në futsall, Florentina Kallaba, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli ishin të përzgjedhurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *