ASK: Rritje e numrit të veteranëve në skemë për 2025-n

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka paraqitur të dhënat e fundit për Statistikat e Mirëqenies Sociale për dhjetorin 2025, duke evidentuar ndryshime në numrin e përfituesve të skemave pensionale krahasuar me një vit më parë.

Shifra më të larta janë vërejtur te skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike, e cila u rrit me 12,6%, dhe te pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me një rritje prej 8,6%. Gjithashtu, numri i përfituesve të skemave për veteranët e luftës është rritur me 2,7%, që përbën gati 1000 persona më shumë.

Ndërkohë, disa kategori përfituese kanë shënuar rënie. Pensionet invalidore kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 27,5%, ndërsa pensionet e Trepçës janë zvogëluar me 20,6%.

Po ashtu, skema për pensionet familjare dhe ndihma sociale kanë parë një ulje përkatësisht prej 10,6% dhe 10,3%. ASK njoftoi gjithashtu se skemat për përkrahje financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe pensionet bazike të moshës gjithashtu kanë parë rritje, duke ilustruar një dinamikë të ndryshme në skemat sociale të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *