Rinumërimi përfundon në 28 komuna, KQZ publikon rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendvotime specifike.

Ky proces ka filluar të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00 dhe ka vazhduar deri të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 16:00. Deri më tani, janë rinumëruar 937 vendvotime nga një total prej 2,557 që është planifikuar të rinumërohen.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, ky proces është përfunduar plotësisht në tetë komuna, ndërsa vijon ende në pjesën tjetër të komunave të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *