Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë mbi 190 mijë vota në zgjedhjet e fundit.
Hamza ka shprehur mirënjohje për votuesit e PDK-së, duke pranuar rezultatin zgjedhor dhe duke uruar fituesin. Megjithëse ky rezultat nuk përkon me pritjet e PDK-së, ai theksoi rëndësinë e rreth 200 mijë votave të fituara.
Ai nënvizoi se partia duhet të organizohet dhe të punojë më shumë për të arritur një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Hamza gjithashtu vuri në dukje rolin e koordinimit të datës së zgjedhjeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar si një faktor që ndikoi në rezultat.
Ai shprehu vlerësim për kontributin e bashkatdhetarëve, por pranoi se votat nga diaspora dhe brenda Kosovës mbështetën në masë të madhe Vetëvendosjen, duke kaluar 70 përqind.

Leave a Reply