Kryeziu: Humbja e 6 mijë votave tregon veprim të organizuar

Ismet Kryeziu, pjesëtar i organizatës Demokracia në Veprim, ka ngritur shqetësimin për humbjen e 6 mijë votave, të cilën e cilëson si një akt kriminal nga një grup i organizuar.

Ai thekson se një manipulim i tillë është i pamundur pa përfshirjen e shumë aktorëve të ndryshëm. Sipas Kryeziut, një operacion i tillë kërkon koordinim të detajuar mes të gjithë individëve të përfshirë në procesin zgjedhor të një komune.

Ai përmend se për të realizuar një manipulim të tillë është e nevojshme angazhimi i komisionerëve, anëtarëve vëzhgues, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike që mund të kenë qenë të pranishëm. Megjithatë, Kryeziu sqaroi se Demokracia në Veprim nuk mori pjesë në vëzhgimin e numërimit të votave, duke përmendur si arsye kostot e larta financiare të një angazhimi të tillë.

Ai theksoi se për shkak të këtyre shpenzimeve, organizata e tyre nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në monitorimin e këtij procesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *