Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mungesën e reagimit lidhur me krizën energjetike që po prek vendin.
Sipas tij, nëse kjo parti do të kishte treguar përgjegjësi, do të kishte prezantuar planin për përballimin e kësaj sfide. Në një postim në “Facebook”, Muharremi ka theksuar se një parti e përgjegjshme do të kishte dalë në konferencë për të shpjeguar hapat konkretë për zgjidhjen e problemit.
Ai sugjeron se do të ishte e nevojshme që të diskutohej për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, burimet nga do të vijnë këto kapacitete, si dhe afatet specifike. Muharremi gjithashtu ka vënë në dukje se një parti që fiton një mbështetje të madhe pa bërë shumë, mund të mos vlerësojë rëndësinë e votës.
Ai paralajmëron se kur një shoqëri jep mbështetje pa kërkuar llogari për pesë vite, krijohet një situatë ku qeveria mund të mos bëjë asgjë konkrete.

Leave a Reply