Sonte, klubi Drita do të luajë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës, duke u përballur me skuadrën finlandeze KuPS.
Takimi do të fillojë në orën 18:45. Trajneri Zekirija Ramadani ka shpallur formacionin zyrtar për këtë sfidë.
Për shkak të mungesës së kapitenit Rron Broja, roli i tij do të merret nga Vesel Limaj. Formacioni i Dritës përfshin: Faton Maloku në portë, Besnik Krasniqi, Bejtullai, Përllumbi dhe Ovouka në mbrojtje.
Mesfusha do të përbëhet nga Limaj, Dabiqaj dhe Ajzeraj, ndërsa sulmi nga Balaj, Tusha dhe Arb Manaj. Kjo ndeshje historike mban peshë të madhe për ekipin kosovar, i cili synon të bëjë një paraqitje të fuqishme në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, tifozët presin me padurim të shohin përformancën e ekipit të tyre të preferuar.

Leave a Reply