Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur krijimin e Bordit të Paqes, një nismë e re që synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në një ceremoni ku merrnin pjesë disa anëtarë themelues, përfaqësues të shteteve të ndryshme nënshkruan dokumentet e themelimit, duke përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Disa vende kanë pranuar ftesën për t’u bashkuar me këtë bord.
Lista përfshin Argjentinën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahreinin, Bjellorusinë, Egjiptin, Hungarinë, Indonezinë, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Marokun, Pakistanin, Katarin, Arabinë Saudite, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistanin dhe Vietnamin. Në anën tjetër, disa shtete si Franca, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëhen pjesë e bordit për momentin.
Ndërkohë, vende të tjera si Kamboxhia, Kina, Kroacia, Gjermania, India, Italia, krahu ekzekutiv i BE-së, Paraguai, Rusia, Singapori, Tailanda dhe Ukraina janë ende duke shqyrtuar pjesëmarrjen e tyre.

Leave a Reply