Putin planifikon fond prej 1 miliard dollarësh për Bordin e Paqes

Kosova është bërë zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes, pas nënshkrimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar me 1 miliard dollarë nga asetet ruse në këtë bord, sipas raportimeve të “Tass”. Këto fonde pritet të vijnë nga asetet e ngrira ruse në SHBA dhe çështja do të diskutohet në një takim me administratën e Trump.

Sipas një dokumenti të zbuluar, vendet anëtare të Bordit të Paqes do të kenë mandate të rinovueshme trevjeçare, ndërsa ato që kontribuojnë me shumën e përmendur do të kenë vende të përhershme. Megjithatë, disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë ngurruar t’i bashkohen bordit për shkak të shqetësimeve rreth përfshirjes së Putinit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *