SHBA dhuron skaner 3 milionë dollarësh për kufinjtë e Kosovës

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar një skaner për Kosovën, i cili do të instalohet në pikën kufitare në Merdare.

Ky donacion synon përmirësimin e sigurisë, duke luftuar trafikimin e mallrave të paligjshme dhe përhapjen e produkteve të falsifikuara. Sipas një njoftimi nga ambasada amerikane, ky skaner Rapiscan, me vlerë 3 milionë dollarë dhe i prodhuar në SHBA, pritet të forcojë aftësitë e zbulimit dhe të mbështesë tregtinë legjitime.

Teknologjia e re do të avancojë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë midis dy vendeve. Në ceremoninë e përurimit, e cila u mbajt në Merdare, morën pjesë E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, si dhe ministrat në detyrë, Xhelal Sveçla e Hekuran Murati.

Ky zhvillim pasqyron angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj kufitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *