Në komunën e Malishevës ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, ku rezultoi se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, humbi 50 vota.
Limaj, i cili kishte synuar të kalonte pragun zgjedhor, nuk arriti të fitojë as në vendlindjen e tij. Pas përfundimit të rinumërimit, Limaj ka arritur të marrë 6885 vota në këtë komunë.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë më shumë vota se Nisma, duke e lënë Limajn jashtë përfaqësimit të dëshiruar. Ky zhvillim ka qenë një goditje për Limajn, i cili kishte shpresuar të fitonte mbështetje të mjaftueshme në zonën e tij.

Leave a Reply