OVL e UÇK-së kritikon Specialen pas ligjëratës në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj ligjëratave të mbajtura nga zyrtarë të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda”.

Sipas organizatës, këto ligjërata nuk janë rastësore, por pjesë e një strategjie për të përmirësuar imazhin e Dhomave të Specializuara pas akuzave për shkelje të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe rendit kushtetues të Kosovës. OVL e UÇK-së kritikon këtë veprim, duke e krahasuar me metodat e dikurshme të ish-Jugosllavisë, ku organizoheshin mbledhje për të ndëshkuar organizatorët e protestave dhe për të ndikuar psikologjikisht popullin për të pranuar dënime të ashpra.

Organizata thekson se Gjykata Speciale duhet të fokusohet në respektimin e Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë, në vend që të angazhohet në propagandë. Ajo përmend disa shkelje, si trajtimi i pabarabartë ligjor, refuzimi i lirimit të përkohshëm edhe në raste humanitare, dhe mungesa e transparencës, të cilat kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Gjykatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *