Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i misionit KFOR të drejtuar nga NATO në Kosovë, u takua sot me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Takimi u zhvillua në ambientet e komunës, ku u diskutua gjendja e sigurisë dhe çështjet që prekin banorët dhe komunat. Gjatë bisedimeve, Gjeneralmajor Ulutaş konfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
Ai rikujtoi se KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nga viti 1999, duke kontribuar në siguri, stabilitet dhe liri të lëvizjes. Gjithashtu, u theksua se KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet përkatëse në çështjet e sigurisë.

Leave a Reply