Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A.
ka filluar zbatimin e një çmimoreje të re për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në Prishtinë, në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave të miratuar nga Kuvendi Komunal. Sipas këtij dokumenti, amvisëritë rezidente do të paguajnë 6.20 euro në muaj me TVSH, ndërsa ato jorezidente do të kenë një tarifë vjetore prej 17.8 eurosh.
Tarifat për bizneset do të ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe lokacionit të tyre. Për dyqanet e vogla në zona urbane, çmimi është 8.4 euro në muaj, ndërsa në zonat rurale është 6 euro.
Bizneset e mesme dhe të mëdha në zonat urbane do të paguajnë nga 15 deri në 30 euro, ndërsa ato në zonat rurale nga 8.4 deri në 18 euro. Kompania thekson rëndësinë e kësaj çmimoreje për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe transparencës, duke ofruar edhe tarifa të veçanta për kontrata specifike.
KRM “Pastrimi” mbetet e angazhuar për një bashkëpunim të hapur me qytetarët dhe bizneset për një qytet më të pastër.

Leave a Reply