Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 32.5 milionë në shëndetësi

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet e para për të zgjedhur vendndodhjen e ndërtimit të Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë, financuar me një donacion prej 25 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këtë lajm e ndau vetë Hamiti përmes një postimi në Facebook. Gjatë një takimi me Dr.

Noura Al-Gauthi, Zëvendëssekretare e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, dhe të shoqëruar nga këshilltari Melhin Mahmuti, ai u informua për bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës për këtë projekt. Përveç kësaj, u njoftua se Spitali Sheikh Zayed në Vushtrri do të rinovohet dhe do të pajiset me teknologji të re mjekësore, me një investim prej 7.5 milionë euro, që do të realizohet këtë vit.

Në emër të Kosovës, Hamiti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht Presidentit Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për kontributin e tyre të çmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *