Ivanka Trump viziton Shqipërinë, ndan momente me muzikë lokale

Ivanka Trump ka ndarë disa momente nga vizita e saj në bregdetin shqiptar, duke përfshirë pamje nga Plazhi i Porto Novos dhe ishulli i Sazanit në sfond.

Ajo ka shfaqur entuziazëm për vendet e vizituara, duke postuar një video të shoqëruar nga kënga popullore shqiptare “Luleborë”. Një tjetër destinacion i udhëtimit të saj ishte Manastiri i Zvërnecit, i cili tërhoqi gjithashtu vëmendjen e saj.

Ivanka ka ndarë këto përvoja përmes rrjeteve sociale, duke ilustruar bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *