Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion të rëndësishëm lidhur me dyshimet për manipulim të votave, duke rezultuar në ndalimin e 109 personave, kryesisht komisionerë të përfshirë në procesin e numërimit të votave.
Avokati Anton Çupërjani, që përfaqëson Art Hasanin, djalin e Nait Hasanit, ka bërë të ditur se të gjithë të intervistuarit nga Policia kanë pasur telefonat e tyre personalë të sekuestruar. Çupërjani theksoi se angazhimi i tij vjen nga djali i Hasanit dhe nuk ka pasur kontakte më parë me Nait Hasanin.
Art Hasani është ndaluar me vendim të prokurorit për akuzën e falsifikimit të votave. Avokati ka shprehur shqetësim për mosmarrjen e vendimit zyrtar dhe mungesën e mundësisë për të paraqitur ankesë, duke e konsideruar këtë një sfidë të madhe.
Hasani është ftuar për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në këtë çështje.

Leave a Reply