Kosova rrit përfaqësimin në “Swissbau 2026” nga 8 në 27 firma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas vizitës në Davos, delegacioni kosovar ka shkuar në Basel për të marrë pjesë në Swissbau 2026, një nga panairet më të mëdha të drurit dhe ndërtimit në Evropë.

Kurti thekson se pas pandemisë, rikthimi i Kosovës në panaire ndërkombëtare ka nisur pikërisht këtu në maj të vitit 2022, me 8 biznese. Këtë vit, Kosova përfaqësohet nga 27 biznese.

Ai ka nënvizuar se Kosova është e vetmja nga rajoni që merr pjesë në këtë edicion, me rreth 700 metra katrorë hapësirë ekspozuese, mes 19 shteteve pjesëmarrëse. Pjesëmarrja është përkrahur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Swissbau njihet për tërheqjen e mbi 52 mijë profesionistëve dhe këtë vit përfshin 592 biznese nga mbarë bota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *