Publikohet foto e presidentit Trump dhe presidentes Osmani nga Shtëpia e Bardhë

Në një postim të fundit në rrjetin social X të Shtëpisë së Bardhë, është ndarë një fotografi ku presidenti amerikan Donald Trump shfaqet me liderë të tjerë botërorë.

Në këtë foto, ndër të pranishmit është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes. Pas ngjarjes, Osmani shprehu mbështetjen e fuqishme të Kosovës për këtë iniciativë, duke nënvizuar se përvoja e vendit të saj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes mund të jetë model për të tjerët.

Ajo theksoi besimin e saj në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij, duke shtuar se paqja, megjithëse e vështirë për t’u arritur, është e realizueshme kur të gjithë bashkohen për qëllimin e përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *