Stafi shëndetësor mbështet Ferit Idrizin në protestë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me mjekët dhe personelin shëndetësor të komunës.

Gjatë këtij takimi, Idrizi theksoi përmirësimet në shërbimet shëndetësore, falë instalimit të pajisjeve moderne dhe një administrate më efikase, duke përfshirë edhe sigurimin e mamografit, që kanë ndihmuar në lehtësimin e punës së personelit mjekësor dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Idrizi, i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë, Lorik Maxhuni dhe Mentor Hasani, ndau programin dhe planet për të përforcuar më tej sistemin shëndetësor gjatë mandatit të ardhshëm.

Këto plane synojnë të avancojnë më tej infrastrukturën shëndetësore të qytetit dhe të përmirësojnë cilësinë e kujdesit ndaj qytetarëve. Idrizi shprehu angazhimin e tij për të vazhduar përpjekjet drejt një shëndetësie më të fortë dhe efikase.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *