Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, për të cilat është marrë vendim nga KQZ që të rinumërohen.
Deri më tani, ky proces ka përfunduar në 22 komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga fillimi i rinumërimit më 13 janar 2026 në orën 18:00, deri më 24 janar 2026 në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 58% e vendvotimeve.
Konkretisht, kjo përfshin 1,500 nga gjithsej 2,557 vendvotime. Ky proces është duke u zhvilluar sipas listës së vendvotimeve të përcaktuara, duke u vazhduar në mënyrë të rregullt për të siguruar saktësinë e rezultateve zgjedhore.

Leave a Reply