Rreth orës 17:30, patrulla e policisë në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj ndaloi dy individë të kërkuar.
Të dyshuarit, Q.R (26 vjeç) dhe Y.C (24 vjeç), kishin urdhërarreste aktive nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Q.R ishte gjobitur me 400 euro për mbajtje të paautorizuar të armëve, gjobë që u zëvendësua me burg prej 20 ditësh.
Ndërkohë, Y.C ishte kërkuar për mungesë në gjyq lidhur me akuzën e vjedhjes. Pas plotësimit të dokumentacionit, Q.R u dërgua për të vuajtur dënimin, ndërsa Y.C u vendos në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply