Kurti: Poezia shqiptare pasqyron qëndrueshmërinë e gjuhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka pritur në një takim krijues shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët po marrin pjesë në Festivalin Poetik të Prishtinës.

Ky festival, i cili organizohet nga ObserverKult, zgjat nga 21 deri më 25 janar 2026. Gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimet kulturore dhe rëndësinë e letërsisë në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon.

Në veçanti, u theksua prezantimi i letërsisë shqipe nga Mali i Zi në këtë ngjarje kulturore. Kurti vlerësoi poezinë shqipe nga zonat si Plava, Gucia, Ana e Malit, Tuzi dhe Ulqini si dëshmi e fuqisë së gjuhës dhe kulturës, duke e përshkruar atë si një urë që lidh brezat dhe ruan kujtesën kulturore për të ardhmen e përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *