Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, theksoi se Kosova ka përvojë të veçantë në arritjen e paqes, duke vënë në pah rolin vital të bashkësisë ndërkombëtare.
Ajo theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare, veçanërisht ajo e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve gjatë konfliktit të 26 viteve më parë, kur Kosova përballej me gjenocid. Osmani, si pjesë e Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, shpjegoi se Kosova ka arsye të forta për t’u përfshirë në këtë mekanizëm ndërkombëtar.
Ajo nënvizoi rëndësinë e veprimeve konkrete për arritjen e paqes, duke kujtuar se pa ndërhyrjen e SHBA-së, situata në Kosovë mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Ajo shtoi se është e rëndësishme të kemi organizata të fuqishme që fokusohen në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, duke përmendur se OKB-ja mbetet një aktor kyç në këtë proces.
Në përgjigje të pyetjeve mbi rolin e OKB-së, Osmani deklaroi se këto organizata duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të ngushtë për të garantuar paqen.

Leave a Reply