Molliqaj: Pse Osmani mbetet thelbësore për qeverisjen e Kurtit

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se kryeministrit Albin Kurti i Vetëvendosjes i nevojitet ende mbështetja e Vjosa Osmanit, apo një figure të ngjashme, për zgjedhjen e presidentit.

Molliqaj argumenton se ky mbështetje është e domosdoshme për të siguruar kontrollin mbi dy çështje kyçe: emërimin e kryeprokurorit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues. Në një intervistë në “Blic Interview” me Astrit Gashin, Molliqaj theksoi se opozita do të bëjë një gabim të madh nëse ndihmon Kurtin për të arritur kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ai shpjegoi se Kurti synon të emërojë një kryeprokuror që i përshtatet dëshirave të tij dhe të sigurojë zgjedhjen e dy gjyqtarëve kushtetues që do t’i binden plotësisht. Sipas Molliqajt, Vjosa Osmani ka luajtur një rol të rëndësishëm në mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror, duke penguar kështu që ky post të kontrollohet nga qeveria aktuale.

Për Molliqajn, këto veprime janë thelbësore për shmangien e një përqendrimi të tepërt të pushtetit në duart e Kurtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *