Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për disa vendvotime, sipas vendimit të KQZ-së.
Deri tani, mbi 62% e vendvotimeve janë rinumëruar, që përfshin 1,591 nga 2,557 vendvotime, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ky rinumërim është bërë i nevojshëm pasi u zbuluan rreth 57 mijë vota të keqregjistruara gjatë një inspektimi të mëparshëm.
Fillimisht, KQZ-ja kishte planifikuar shpalljen e rezultateve përfundimtare më 19 janar, por problemet e evidentuara kanë vonuar këtë proces. Në ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të plota që nga zgjedhjet e shkurtit të kaluar, ndërsa mandati i presidentes aktuale po afron fundin dhe vendi ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2026.
Po ashtu, 23 individë janë arrestuar në Prizren për manipulim votash dhe veprime të tjera të paligjshme, duke përfshirë korrupsionin, dhe janë vendosur në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Leave a Reply