Kryeministri Rama zhvillon vizitë zyrtare në Izrael

Kryeministri Edi Rama do të kryejë një vizitë zyrtare në Jeruzalem, Izrael, nga 25 deri më 27 janar, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë kësaj vizite, ai shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Të hënën, më 26 janar, Kryeministri do të takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, pasuar nga bisedime mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp.

Në të njëjtën kohë, znj. Linda Rama, së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Izraelit, do të vizitojë Bibliotekën Kombëtare.

Rreth orës 14:00, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në një ceremoni shtetërore në Knesset, ku do të nderohen me roje të nderit dhe himnet kombëtare. Pas kësaj, ai do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana, dhe do të marrë pjesë në një seancë plenare ku do të mbajë një fjalim.

Më pas, do të ketë një pritje zyrtare në nder të tij me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të tjerë të rëndësishëm. Në ditën e fundit të vizitës, Kryeministri do të mbajë një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti Isaac Herzog.

Gjithashtu, Rama do të vizitojë vende simbolike si Muri i Lotëve dhe Kisha e Varrit të Krishtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *