Në fshatin Rudar i Vogël të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur.
Ky operacion u zhvillua më 25 janar 2026 nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, pas marrjes së informatave nga qytetarët për praninë e armëve në këtë zonë. Gjatë kontrollit, u gjetën 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.
Njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD) ndërhyri për të siguruar trajtimin e sigurt të këtyre materialeve të rrezikshme. Operacioni policor u krye në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, e cila udhëzoi nisjen e procedurave për veprën penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply