Osmani për BBC: Putin është ulur me të gjithë në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutoi me BBC-në rreth mundësisë së uljes pranë presidentit rus, Vladimir Putin, në një forum paqeje.

Ajo theksoi se Kosova është përpjekur të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, por është penguar nga Rusia për shkak të vetos së saj. Në këtë forum të ri, Rusia nuk do të ketë të drejtë vetoje, dhe Kosova është ftuar si anëtare themeluese me të drejta të barabarta.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse ndihej rehat të ishte pranë Putinit, Osmani vuri në dukje se shumë vende që kritikojnë Rusinë janë ulur pranë saj në Kombet e Bashkuara. Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar, gjithashtu pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është ulur pranë Rusisë.

Osmani argumentoi se është më mirë të jesh pjesë e një organizate ku Rusia nuk mund të pengojë paqen globale, duke përmendur se në organizatat ku ajo ka veto, ka shkaktuar luftëra dhe shkatërrime, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *