Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë më 31 janar një Kuvend të Jashtëzakonshëm, ku kryetari Lumir Abdixhiku pritet të ofrojë dorëheqjen e tij, duke lënë delegatët të vendosin për pranimin ose refuzimin e saj.
Në një zhvillim të ri, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie. Kjo temë u diskutua në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ku ish-diplomati Sylë Ukshini theksoi rëndësinë e menaxhimit të kujdesshëm të procesit zgjedhor.
Ukshini sugjeroi që pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i LDK-së, pala humbëse nuk duhet përjashtuar, por duhet të shihet si pjesë e një vizioni të ri të partisë. Ai vuri në dukje se përçarjet e brendshme kanë dobësuar opozitën dhe kanë kontribuar në forcimin e Vetëvendosjes.

Leave a Reply