140 kg eksplozivë të prodhuar në Serbi më 2014, zbulohen në veri

Gjatë një operacioni kontrolli në veri të Kosovës, Policia ka sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë, të cilët janë prodhuar në Serbi.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi, i cili foli për këtë rast në emisionin Info Magazine. Ai shpjegoi se eksplozivi mbante etiketën e prodhimit nga viti 2014, por nuk dha më shumë detaje rreth çështjes.

Baliqi theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe raportimit nga qytetarët në veri, duke vënë në dukje se ky bashkëpunim ka qenë i dukshëm kohët e fundit. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht prejardhjes etnike, që të raportojnë çdo informacion mbi mjete të rrezikshme, armatim ose eksploziv, për të siguruar që masat e duhura do të ndërmerren nga autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *