Mitrovicë: Bageri i kompanisë së rrënimeve pëson zjarr

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, deklaroi se një bager i kompanisë që merret me rrënimin e objekteve pa leje është djegur gjatë natës së kaluar.

Peci e quajti këtë akt kriminal një kërcënim direkt për ata që punojnë për të garantuar rendin dhe qetësinë publike në qytet. Ai dënoi ashpër këtë ngjarje përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se nuk do të lejojnë që veprime të tilla të ndalojnë luftën kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit.

Peci u bëri thirrje institucioneve të rendit që të përshpejtojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Në mesazhin e tij, Peci theksoi se nuk do të ketë kompromis me krimin në Mitrovicë, duke përfshirë të dy anët e qytetit, në jug dhe veri.

Ai siguroi qytetarët se përkushtimi për sigurinë publike do të vazhdojë pa u ndalur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *