Policia bastis shtëpinë e Burim Shalës për hetim tenderi

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po zhvillon një operacion në ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” në Prizren.

Ky hetim lidhet me një tender prej rreth 400 mijë euro për blerjen e pesë kamionëve dhe një makine për pastrim rrugësh. Prokurori Halim Borovci ka konfirmuar se operacioni përfshin kontrollin në zyrat e “Ekoregjionit”, si dhe bastisjen e shtëpisë së kryeshefit Burim Shala.

Hetimet janë fokusuar në akuzat për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Mashtrim në prokurim publik”. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, ka konfirmuar zhvillimin e këtij aksioni.

Ndërkohë, organizata “Betimi për Drejtësi” ka bërë të ditur se bastisjet po kryhen në ambientet e ndërmarrjes në Prizren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *