Autoritetet greke po hetojnë vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, duke dyshuar se autori i krimit është një shqiptar.
Sipas burimeve mediatike greke, vëmendja e hetuesve është përqendruar te Xhuliano Halili, një 44-vjeçar shqiptar i transferuar së fundmi në këtë burg dhe që ndante qelinë pranë viktimës. Halili, i njohur edhe si “Niko”, është dënuar me burgim të përjetshëm si vrasës me pagesë dhe akuzohet për disa krime, përfshirë vrasjen e dy shqiptarëve, babë e bir, në Kalamata në vitin 2011.
Po ashtu, emri i tij lidhet me disa vrasje të tjera në Greqi gjatë viteve 2008–2009. Në hetimin aktual, Halili është i dyshuar kryesor për shkak të plagëve me thikë që ka pësuar, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur një përleshje me Aliajn.
Autoritetet po presin rezultatet e analizave laboratorike për të konfirmuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply